Shkëputja nga mësimi dhe lënia në mëshirën e internetit dhe larg kujdesit rrezikon t’i pasivizojë fëmijët duke shkaktuar harresë të njohurive si edhe përtaci. Në të kundërt, të qenit pjesë e një grupi nën kujdesin e shkollës, si edhe pjesëmarrja në një program mësimor e argëtues të hartuar e zbatuar nga personel i kualifikuar e me përvojë, do t’u mundësojë fëmijëve tuaj të përsëritin njohuritë e mësuara, të mësojnë njohuri të reja, si edhe të argëtohen në një mjedis të sigurt.