Prej 24 gushtit 2010 NAS1 është akredituar nga EAQUALS – Evaluation & Accreditation of Quality in Language Services (www.eaquals.org), i cili është institucion me status pjesëmarrës në Këshillin e Evropës që bën akreditimin e shkollave të gjuhëve të huaja në bazë të Kornizës së Përbashkët Gjuhësore Evropiane – CEFR.
Po kështu, në maj 2013, New Age School (NAS1&NAS2) ishte njëra nga dy shkollat e vetme në Kosovë që u akredituan me periudhën maksimale nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (www.akk-ks.net). Për disa vite New Age School ka qenë qendër e autorizuar për testimet dhe certifikimet ndërkombëtare PEARSON – PTE General & PTE Young Learners (www.pearsonpte.com) si edhe qendër e licensuar për përgatitje dhe testime të LCCI (www.lcci.org.uk).