Edhe pse nuk ka prind që nuk do më të mirën për fëmijët e tij, ne jemi të vetëdijshëm që jo të gjithë i kanë kushtet për t’u mundësuar fëmijëve të tyre kujdes cilësor. Për këtë arsye ne ofrojmë disa lloje paketash në menyrë që t’ua lehtësojmë prindërve barrën e kujdesit për fëmijët por edhe t’ua mundësojmë financiarisht këtë kujdes. Më poshtë janë çmimet mujore për secilin shërbim brenda programit.
Qëndrimi: 50.00€ – Përfshin qëndrimin prej 5 orësh në ditë, ndihmën me detyrat dhe mësimet dhe aktivitete argëtuese.
Transporti: 22.00€ – Përfshin transportin/shoqërimin prej shkollës publike në New Age School ose anasjelltas.
Ushqimi
Mëngjesi: 33.00€
Dreka: 44.00€
Mëngjesi dhe Dreka: 66.00€
Kurs gjuhe (anglisht ose gjermanisht): 10.00€ – Përfshin tri orë në javë pa librat dhe certifikatën.
Varësisht prej kërkesës dhe mundësisë, ju mund të zgjidhni paketën e plotë ose pjesë të saj.
Për çmimoren e plotë, klikoni këtu.