Edhe pse programi në tërësi do të jetë shumë motivues dhe joformal, fëmijëve do u jepet mundësia që të pushojnë disa herë gjatë orëve për t’u çlodhur dhe konsumuar fruta dhe pije freskuese të shëndetshme sipas këtij orari:
10.00 – 11.15
11.15 – 11.30 pushim për pije dhe fruta
11.30 – 12.30
12.30 – 13.305 dreka
13.30 – 14.45
14.45 – 15.00 pushim për pije dhe fruta
15.00 – 16.00
Duke qenë se siguria e nxënësve tanë është një nga përparësitë tona absolute, fëmijët si në shkollë ashtu edhe në udhëtimet apo aktivitetet jashtë saj do të jenë të shoqëruar dhe mbikqyrur nga mësuesit dhe personeli administrativ.