Rreth nesh

Në vitin 2004,  në peizazhin arsimor të Kosovës u shtua një kapitull i rëndësishëm me themelimin e një shkolle gjuhësore krejtësisht të ndryshme pë atë kohë. Dhimitri Bibolli (i cili prej atëherë e drejton shkollën) dhe Afrim Ymeri,  me një pasion të përbashkët për arsimin dhe edukimin gjuhësor, themeluan shkollën në zemër të kryeqytetit, Prishtinës. Në një kohë kur Kosova po kalonte një fazë tranzicioni, ende duke u rimëkëmbur nga lufta dhe duke ndërtuar institucionet e saj, New Age School ofroi për herë të parë në Kosovë një qasje dhe metodologji bashkëkohore të mësimit të gjuhëve.

New Age ofronte një që kurrikul jo vetëm rreth sintaksës dhe gramatikës, por edhe rreth kuptimit kulturor, bisedës, dhe aplikimit në botën reale. Ky vizion ishte veçanërisht i rëndësishëm në një kontekst ku njerëzit po ndërtonin jetët e tyre dhe aftësitë gjuhësore ishin të domosdoshme për integrimin në një botë gjithmonë e më të globalizuar.

Shkolla filloi me pak studentë dhe një numër të vogël të mësuesve, por fokusi i saj te metodologjitë moderne të mësimdhënies interaktive tërhoqi shpejt vëmendjen e njerëzve. Gjatë viteve, shkolla fitoi një reputacion cilësi, duke tërhequr studentë nga të gjitha moshat dhe fushat.

Në vitin 2023, shkolla është bërë një institucion të njohur, i njohur për alumnitë e saj që kanë shkëlqyer në fusha të ndryshme – qoftë në diplomaci, biznes, ose akademi.

Pra, çfarë filloi si një nismë e vogël në një Kosovë në tranzicion, ka evoluar në një insitucion tejet cilësor e me arritje të shumta.

Sot New Age School operohet nga CAT CODE AND TECH dhe ka dy qendra me kushte fizike të pashembullta në Kosovë. Qendrat kanë klasa me kapacitet prej 17 studentësh. Secila klasë është e pajisur me mjete moderne audio-vizuale   dhe e gjithë shkolla ka sistem të ngrohjes qendrore dhe ajër të kondicionuar. Po kështu, shkolla ofron edhe internetin falas në të gjitha ambientet e saj.

Në gushtit 2010 NAS u akreditua nga EAQUALS – Evaluation & Accreditation of Quality in Language Services (www.eaquals.org), i cili është institucion me status pjesëmarrës në Këshillin e Evropës që bën akreditimin e shkollave të gjuhëve të huaja në bazë të Kornizës së Përbashkët Gjuhësore Evropiane – CEFR. New Age School është e vetmja shkollë në Kosovë e akredituar nga EAQUALS dhe si e tillë renditet për nga sistemi i sigurimit të cilësisë në të njëjtin nivel me British Council, Goethe Institut, Trinity College, etj, të gjitha institucione të akredituara nga EAQUALS. Po kështu, New Age School është qendër e autorizuar për testimet dhe certifikimet ndërkombëtare Pearson  (www.pearsonpte.com)  dhe qendër testuese e Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë të Londrës – LCCI (www.lcci.org.uk).

Kurrikulumi ynë bazohet nw Kornizën e Përbashkët Gjuhësore Evropiane, sipas së cilës ne ofrojmë kurse në gjashtë nivele: A1, A2, B1, B2, C1 dhe C2. Po kështu, e gjithë veprimtaria e shkollës rregullohet përmes Rregullores së Shkollës e cila përputhet plotësisht me Rregulloret e EAQUALS.

Po kështu, në maj 2013, New Age School  ishte njëra nga dy shkollat e vetme në Kosovë që u akredituan me periudhën maksimale nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (www.akk-ks.net).

 

Leave a Reply

Na telefononi