Standarde të jashtëzakonshme
Me mbi 14 vjet përvojë, me mësues të kualifikuar dhe që trajnohen vazhdimisht, me një kujdes të jashtëzakonshëm për çdo individ dhe me një proces mësimor dinamik dhe gjithpërfshirës, përvoja juaj në New Age School do të jetë e paharrueshme dhe do t’ju mundësojë realizimin e qëllimit tuaj final – komunikimin e shpejtë dhe idiomatik në gjuhën e synuar.
Tekste , mjedise dhe pajisje moderne
Asnjë shkollë nuk mund të pretendojë cilësi nëse nuk ofron mjedise të shkëlqyera dhe tekste, mjete e pajisje moderne. Në qendrat tona do të gjeni klasa moderne të pajisura me mjete dhe teknologji të kohës. Krahas teksteve mësimore, që janë botime bashkëkohore, studentët tek ne mund të shfrytëzojnë bibliotekën e shkollës dhe mundësitë pa fund të internetit.
Studenti në qendër të orës mësimore
Gjatë këtyre viteve ne kemi aplikuar metodologji të ndryshme duke qenë të vetëdijshëm për profilet e ndryshme të mësimnxënies. Pavarësisht nga shumllojshmëria e qasjeve, të gjitha metodat kanë pasur të përbashkët vendosjen e studentit në qendër të mësimit. Kjo dhe qasja e ekuilibruar e shkrimit, leximit, të folurit dhe dëgjimit, me fokus të veçantë në këto dy aftësitë e fundit, i bëjnë orët mësimore në New Age interaktive dhe tejet komunikative.
Përtej klasës
Të mësuarit përmes veprimit nuk shlyhet kurrë nga kujtesa. Falë kësaj filozofie studentëve tanë u jepet mundësia të mësojnë në kushte reale rreth vetes, të tjerëve, kulturave të ndryshme, dhe botës që i rrethon, duke ofruar dhe kontributin e tyre për shoqërinë tonë. Mësimi përtej mureve të klasës zhvillohet përmes pjesëmarrjes në klube dhe grupime të ndryshme brenda shkollës, përmes aktiviteteve sociale dhe kulturore, si edhe përmes udhëtimeve jashtë Kosovës.