Të vetëdijshëm për rëndësinë e misionit të shkollës si institucion që aspiron të jetë një shkollë e shkëlqyeshme, New Age School ka përcaktuar si gurthemel të saj këto parime kryesore. Nivel akademik shembullor Cilësia e pakonkurrent e mësimdhënies dhe programeve, ka qenë dhe do të jetë aspirata udhëheqësee shkollës. Vetëm përmes përpjekjeve të përherëshme për të qenë bashkëkohorë në mësimdhënie dhe programe do të mund t’u ofrojmë studentëve mundësinë për të përmbushur dëshirat e tyre për dije.
Vlera morale
Ndonëse studentët në këtë shkollë kalojnë një pjesë jo të gjatë të ditës, ne synojmë që përmes shembullit të arsimtarëve dhe stafit tjetër, të ndërtojmë tek ta një sens kritik në të mësuar dhe të promovojmë përmes çdo aktiviteti të shkollës vlera morale universale.
Personel shembullor
Ne i konsiderojmë punonjësit tanë si boshtin e këtij institucioni. Prej arsimtarit dhe deri tek posti më modest ne synojmë të punësojmë individë shembullorë, të talentuar, me njohuri dhe përkushtim tepër të lartë.
Pajisje model
Synimet akademike të shkollës dhe studentëve do të mund t’i përmbushim vetëm nëse ofrojmë
ambiente dhe pajisje bashkëkohore. Për këtë arsye shkolla jonë mundëson dhe do të vazhdojë të mundësojë gjithmonë kushtet më të mira për një mësimdhënie të niveleve të larta.
Ndjeshmëri sociale dhe respekt për diversitetin
Si pjesëtarë aktivë të komunitetit ne përpiqemi të ofrojmë ndihmën tonë në mënyrë që individët në vështirësi financiare të kenë mundësi të përmirësojnë nivelin e tyre gjuhësor. Po kështu ne japim më të mirën për të ruajtur dhe respektuar diversitetin etnik, fetar dhe gjinor të shoqërisë sonë.